KQZ: 50% e votuesve në diasporë votuan deri në orën 15:00

KQZ: 50% e votuesve në diasporë votuan deri në orën 15:00

Zgjedhjet 2025 February 08, 2025 - 16:01

Deri në orën 15:00 kanë votuar 10,346 persona apo 50.91 për qind e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në mërgatë, për zgjedhjet parlamentare.

Për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës janë regjistruar 20.324 votues.

“Është duke vazhduar procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në 19 shtete të ndryshme të botës. Nga 20,324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, deri në orën 15:00 kanë votuar 10,346 votues apo 50.91 për qind”. /eo