Në “1 Tetori” po vazhdon numërimi i votave për deputetë, sistemi i KQZ-së aspak stabil
Foto: Laura Hasani

Në “1 Tetori” po vazhdon numërimi i votave për deputetë, sistemi i KQZ-së aspak stabil

Zgjedhjet 2025 February 11, 2025 - 23:55

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, përkatësisht në sallën “1 Tetori”, po zhvillohet procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë.

Klan Kosova raporton se ky proces po vëzhgohet nga vëzhguesit e të gjitha subjekteve politike, por edhe nën vëzhgimin e kamerave, ku janë 10 vende të numërimit.

Sipas këtij mediumi, numërimi ka filluar tre orë me vonë pas problemeve me sistemin që ka rënë disa herë, ashtu siç ndodhi edhe pak minutave.

Po ashtu bëhet e ditur se kohë pas kohe, ky sistem nuk ka qenë aspak stabil.

Gjatë ditës është regjistruar edhe një incident ku dy vëzhgues, një nga VV-ja dhe tjetri nga LDK-ja kanë pasur një përplasje mes vete, ku kanë ndërhyrë edhe policia.