Kurti për opozitën: Shkojnë në Amerikë për të gjet ndonjë zyrtar të cektë për të më sulmuar

Kurti për opozitën: Shkojnë në Amerikë për të gjet ndonjë zyrtar të cektë për të më sulmuar

Zgjedhjet 2025 February 06, 2025 - 19:22

Lëvizja Vetëvendosje sonte ka mbajtur tubim në Pejë, ku para qytetarëve ka folur lideri i saj Albin Kurti.

Kurti nga Peja, ka sulmuar opozitën, për të cilën ka thënë se po shkojnë në Amerikë për të gjetur ndonjë zyrtar, që ta shajnë kryeministrin e Kosovës, transmeton Zeri.info.

“Opozita shpreson te i jashtmi dhe ndonjë ndërkombëtar, i cili lodhet kur e sheh Kosovën në këtë ekuacion gjeopolitik, thotë pse me humb kohë me ta. Ky soj i opozitës e lyp fatin me qiri te ndonjë ndërkombëtar i cekt dhe jo në thellësinë historike të kombit tonë, ku gjithmonë gjenden zgjidhjet më të mira për kombin tonë”.

“Prandaj këta të cilët këqyrin me gjet naj zyrtar amerikan, me ja sha kryeministrin e tyre, nuk duhet të kthehen kurrë, për këta nuk mund të kemi as vlerësim as respekt. Në vend se të mire përdoren SHBA-të, kundër Serbisë, këta këqyrin me gjet ndonjë zyrtar kundër kryeministrit të juaj, merreni me mend në çfarë derexhe jam ra. Unë e kom dit që jam i fort, por nuk e kam ditë që jam i fort”, ka deklaruar Kurti.

“Me shkua në Amerikë, me lyp zyrtar me me i mshu kryeministrit Kurti, kjo po thotë dicka për mu për të cilën unë nuk jam i vetëdijshëm”, shtoi ai. /Zëri