Vetëvendosja paraqet ankesë për gabim në regjistrim të 716 votave
Foto: Laura Hasani

Vetëvendosja paraqet ankesë për gabim në regjistrim të 716 votave

Zgjedhjet 2025 February 11, 2025 - 21:34

Getoar Mjeku nga Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka paraqitur ankesë për pasaktësitë në rezultatet preliminare të zgjedhjeve, ku sipas tij 716 vota të Lëvizjes janë regjistruar gabimisht për Partinë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar në disa vendvotime.

Vendvotimet ku Mjeku thotë se është ndodhur ky problem janë:

0104/01 ShFMU “Drita” Gramaçel, Deçan

0402/11 ShFMU “Thimi Mitko” Gjilan

0617/02 ShFMU “Ismail Qemali” Saradran, Istog

1917/02 ShML “Ahmet Gashi” Prishtinë

2010/01 ShFMU “Mati Logoreci” Prizren

2805/01 ShFMU “Petar Kocië” Bubë, Zubin Potok

"Në këto vendvotime, Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar ka marrë nga 58 deri në 243 vota, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk ka marrë asnjë votë, përveç në vendvotimin në Prizren ku janë raportuar 5 vota", ka shkruar ai.

Mjeku ka kërkuar që këto pasaktësi të rregullohen për të reflektuar vërtetësisht rezultatet e zgjedhjeve.