Prokuroria nis hetimet për dyshimet se Martin Berishaj i ka dërguar fletvotimet nga posta në ambasadën në Zagreb
Foto: Laura Hasani

Prokuroria nis hetimet për dyshimet se Martin Berishaj i ka dërguar fletvotimet nga posta në ambasadën në Zagreb

Zgjedhjet 2025 February 06, 2025 - 18:20

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur ka nisur hetimet për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Hetimet kanë nisur pas dyshimeve pas raportimeve lidhur me keqpërdorimet e mundshme të

ambasadorit Berisha, rreth procedurës se transportimit të votimeve, transmeton Zeri.info.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në vazhdën e aktiviteteve për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pas raportimeve lidhur me keqpërdorimet e mundshme të Ambasadorit M.B. rreth procedurës se transportimit të votimeve të qytetareve të Republikës së Kosovës në diasporë, për çka Prokurori i Shtetit filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore nëse në raportimet në fjalë përmbushen elementet e ndonjë vepre penale që lidhet me procesin e zgjedhjeve, me qëllim të ruajtjes së këtij procesi. Prokurori i shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha organet ligj zbatuese do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të parandalimit të dëmtimit të procesit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Zëri