Haradinaj të rinjve në Suharekë u premton bursa e grante pa kthim
Sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një takim me të rinjt në Suharekë.
Kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj u premtoi mbështetje me grante për bizneset e reja, raporton Zeri.info.
Ai po ashtu premtoi edhe bursa për të gjithë studentët qoftë në universitetet publike apo private.
“Në Shirokë të Suharekës pashë vendosmërinë e një gjenerate që di të mendojë, të punojë dhe të ndërtojë. Këta të rinj, nga një qytet që ka dëshmuar se di të krijojë vlera e zhvillim ekonomik, janë shembull i asaj që Kosova mund të arrijë.
Rininë do ta mbështesim me grante pa kthim për bizneset e reja.
Bursa për të gjithë studentët, si në universitetet publike ashtu edhe në ato private.
Për përgatitjen e tyre profesionale, 6% e GDP-së do të ndahet për arsim e edukim.
Këto janë investime që do të nisin menjëherë pas 9 shkurtit.
Çelësi i zhvillimit të vendit është i qartë - anëtarësimi direkt në NATO dhe forcimi i aleancës së përhershme me Amerikën.
Rinia e Suharekës e ka dëshmuar se e kupton këtë vizion dhe se masovikisht është bashkuar për Kosovën Fituese”, shkroi ai në Facebook. /Zëri