Kurti premton ndërtimin e dy spitaleve të reja, një në Mitrovicë e një në Ferizaj

Kurti premton ndërtimin e dy spitaleve të reja, një në Mitrovicë e një në Ferizaj

Zgjedhjet 2025 February 05, 2025 - 15:17

Kryeministri i Kosovës, njëherazi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vazhduar takimet me qytetarë, ku po kërkon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kurti ka bërë disa premtime, ku ka pohuar se do të ndërtojnë dy spitale të reja.

“Punët e mira po vazhdojnë. Nga klinikë pas klinike do të vazhdojmë spital pas spitali. Në mandatin e ri, krahas ndërtimit të klinikave specialistike në gjashtë komuna, do të ndërtojmë edhe dy spitale të reja, një në Mitrovicë dhe një Ferizaj, si dhe do të modernizojmë spitalet e tjera rajonale”, ka theksuar Kurti.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt.