KQZ-ja sot pranon serverët dhe pajisjet përcjellëse për QNR-në
Foto: Laura Hasani

KQZ-ja sot pranon serverët dhe pajisjet përcjellëse për QNR-në

Zgjedhjet 2025 February 05, 2025 - 08:13

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në orën 10:00 organizon ceremoninë e pranimit të serverëve dhe pajisjeve përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), si donacion i Qeverisë së Gjermanisë përmes OSBE-së.

Ky aktivitet ka për qëllim modernizimin e mëtejshëm të infrastrukturës së KQZ-së dhe është vazhdimësi e procesit të digjitalizimit të operacioneve zgjedhore.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë: kryesuesi i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, ambasadori i Gjermanisë në Kosovës Jorn Rohde dhe shefja e Misionit të OSBE-së në Kosovë Cornelia Tejlor.