Zgjedhjet parlamentare, ambasadori Guerot takohet me Radoniqin

Zgjedhjet parlamentare, ambasadori Guerot takohet me Radoniqin

Zgjedhjet 2025 January 30, 2025 - 19:56

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka pritur sot në takim, ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guerot.

Në njoftim bëhet e ditur se në qendër të diskutimeve gjatë këtij takimi ishin përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Radoniqi e njoftoi ambasadorin Guerot për përgatitjet që aktualisht është duke i zhvilluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç është votimi përmes postës, emërimi i trupave zgjedhore, trajnimi i tyre si dhe përgatitjet tjera teknike, thuhet në njoftim.