
Abdixhiku: Fëmijët e juaj u rritshin me ju dhe jo me mua, shteti kujdeset për shpenzimet
Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i LDK-së, ka kërkuar nga qytetarët në Gjilan sot në tubimin e radhës të dalin të gjithë të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Para qytetarëve, ai ka shpalosur planprogramin e LDK-së për këto zgjedhje.
“Jam zotuar tash e sa kohë se do të jem një partner i bizneseve, do të punojmë me bizneset tona, bashkë me ta për të bërë Republikën e Kosovës siç e ka merituar për herë. Do t’i rrisim pagat e shërbyesve publik me koeficient 150 me nga 200 euro më shumë për çdo mësues, zjarrfikës, mjekë, policë, ushtarë, gjithandej Republikës së Kosovës të 80 mijë zyrtarëve publikë që në javën e parë”.
“Do të rrisim pensionet për çdo pensionist asnjë pension të mos jetë më i ulët se 150 euro, dhe të gjitha barnat për pensionistët të jenë falas”.
“Për familjet tona, do të themelojmë Ministrinë e Familjes, për ne të djathtit familja është ardhmëri, për ne familja është pasuri kombëtare. Çdo fëmijë i posalindur në Kosovë do t’i ketë të mbuluara të gjitha shpenzimet e vitit të parë, fëmija juaj u rritshin me ju dhe jo me mua, ju kanë juve i kanë prindërit e vet, i mjaftoni boll, shteti i Kosovës do të kujdeset për të gjitha shpenzimet e vitit të parë”, ka thënë Abdixhiku.