![Haradinaj prezanton 10 projektet në infrastrukturë: Ia kemi borxh Kosovës](/uploads/zeri.info/images/2025/January/29/auto_Ramush_Haradinaj-pas_takimit_me_Albin_Kurtin-21_tetor_2022h-Laura_Hasani_copy1738155498.jpg)
Haradinaj prezanton 10 projektet në infrastrukturë: Ia kemi borxh Kosovës
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka përmendur projektet infrastrukturore që do të realizohen në rast se ai bëhet kryeministër.
Ai ka thënë se pa infrastrukturë rrugore nuk ka zhvillim.
“Ia kemi borxh Kosovës, ta bëjmë model në rajon", thotë Haradinaj.
Këto janë projektet që i ka përmendur Haradinaj:
1. Autostrada e Dukagjinit: Prizren – Rahovec – Gjakovë – Junik – Deçan – Pejë – Istog – Mitrovicë
2. Finalizimi i autostradës: Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë
3. Finalizimi i rrugës Klinë – Gjakovë
4. Finalizimi i rrugës Prishtinë – Vushtrri – Mitrovicë
5. Finalizimi i autostradës Prishtinë – Pejë
6. Fillimi i rrugës Prizren – Tetovë
7. Finalizimi i rrugës Deçan – Plavë
8. Unaza e jashtme e Prishtinës
9. Finalizimi i rrugës Prishtinë – Podujevë
10. Aksi ndërlidhës i autostradave në Duhël.