![Ky është slogani i zgjedhjeve të 9 shkurtit](/uploads/zeri.info/images/2025/January/29/auto_image-1131738135520.webp)
Ky është slogani i zgjedhjeve të 9 shkurtit
Zgjedhjet 2025
January 29, 2025 - 08:24
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar dje sloganin zyrtar për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Slogani i këtij procesi zgjedhor do të jetë “Vota jote për Kosovën 2025”.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë një thirrje për qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.
Ai ka deklaruar se angazhimi i KQZ-së është maksimal për të siguruar një proces zgjedhor me integritet dhe pa asnjë lloj ndikimi.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2025/January/29/auto_image-1131738135520.webp)