![Hamza sot mban takime dhe tubim në Prishtinë](/uploads/zeri.info/images/2025/January/20/auto_Bedri_Hamza-Memli_Krasniqi-PDK_hapja_zyrtare_e_fushates_per_zgjedhjet_e_pergjithshme_te_9_Shkurti-11_janar_2025gj-Laura_Hasani_copy1737384466.jpg)
Hamza sot mban takime dhe tubim në Prishtinë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot mban tubime e takime në Prishtinë.
Fillimisht Hamza do të takohet me studentët në Sallën e Kuqe, pastaj fushata vazhdon me takimin rajonal me gratë dhe tubim në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, transmeton Zeri.info.
Njoftimi i plotë:
Ftesë për media
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot mban takim me studentët.
Vendi: Salla e Kuqe, Prishtinë
Koha: 16:30
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sot mban takim rajonal me gratë në Prishtinë.
Vendi: Hotel “Emerald”
Koha: 18:00
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sot mban tubim me qytetarët e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Vendi: Shkolla “Ismail Qemali”
Koha: 19:30
Ju ftojmë t’i ndiqni!