5 mijë euro gjobë LVV-së për përdorim të gjuhës së urrejtjes
Zgjedhjet 2025
January 28, 2025 - 19:00
Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 5 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Kjo për shkak të një deklarimi të kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, në një tubim të LVV-së në Bregun e Diellit të mbajtur më 23 janar, ku pati deklaruar:
“A ka me u qeverisë në Kosovë mas 9 shkurtit shqiptarizmi dhe kombëtarizmi shqiptar, a ka me u qeverisë bashkë me Beogradin, qikjo është dilema”.
Ankesa në PZAP është parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në vendim thuhet se kreu i Kuvendit ka bërë shkelje të rëndë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Vendimin e plotë mund ta gjeni KËTU.