Mbi 18 mijë vëzhgues akreditohen nga KQZ-ja për zgjedhjet e 9 shkurtit
18 mijë e 163 vëzghues nga 21 subjekte të ndryshme politike janë certifikuar për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ).
Lëvizja Vetëvendosj dhe Partia Demokratike e Kosovës del të kenë aplikuar me numrin më të madh të vëzhguesve, përkatësisht me nga mbi 4 mijë.
“Janë gjithsej 21 subjekte politike. Numri i vëzhguesve të subjekteve politike në total është 18 mijë e 163”, tha drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala.
“Lidhja Demokratike të Kosovës 3 mijë e 693 vëzhgues. Kosova Demokratik Turk Partisi 257 vëzhgues...Lista Serbe 290 vëzhgues. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate 3 mijë e 571 vëzhgues. Koalicioni për Familje me 253 vëzhgues. Lëvizja Vetëvendosje 4 mijë e 356 vëzhgues. Partia Demokratike e Kosovës 3 mijë e 939 vëzhgues, janë të grupit të dytë...Në total janë 4 mijë e 34 vëzhgues”, tha ai.