Abdixhiku mban tubim në Suharekë, në Rogovë të Hasit dhe Prizren

Abdixhiku mban tubim në Suharekë, në Rogovë të Hasit dhe Prizren

Zgjedhjet 2025 January 31, 2025 - 08:57

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, do të mbajë sot katër tubime me elektoratin e kësaj partie, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku takimin e parë do ta ketë me banorët e Rogovës së Hasit. Pastaj do të mbajë tubim elektoral në Suharekë, takim me banorët e Piranës, si dhe takim me banorët e Ortakollit.

Agjenda e kandidatit të LDK-së për kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku:

16:30, takim me banorët e Rogovës së Hasit. (Gjimnazi “Asllan Berisha”, Rogovë)

18:00 – tubim elektoral në Suharekë. (Palestra sportive “13 Qershori”)

19:30 – takim me banorët e Piranës. (Restorant “Fatoni”)

20:30 – takim me banorët e Ortakollit. (SHFMU “Avdyl Frashëri”, Prizren).