Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova është më e fortë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova është më e fortë

Zgjedhjet 2025 January 09, 2025 - 17:29

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se me Bedri Hamzën si kryeministër, Kosova do jetë më e fortë e me të ardhme më të ndritshme.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi u shpreh se uniteti i PDK-së do ngrit Kosovën si një forcë të vetme, transmeton klankosova.tv.

“Uniteti ynë është fuqia jonë më e madhe për një Kosovë ma të fortë dhe një të ardhme ma të mirë, duke e ngritur vendin së bashku si një forcë e vetme. Me Bedri Hamzën Kryeministër!”, ka shkruar Krasniqi.