![Abdixhiku: Ftoj kryeministrin të vijë të ballafaqohemi për katër vitet e tij dhe katër të miat](/uploads/zeri.info/images/2024/November/03/auto_auto_Albin_Kurti-Lumir_Abdixhiku-Kuvendi_i_Kosoves-pas_takimit_ne_Oher_me_Aleksandar_Vucic-23_mars_2023d-Laura_Hasani_copy16920191621730665236.jpg)
Abdixhiku: Ftoj kryeministrin të vijë të ballafaqohemi për katër vitet e tij dhe katër të miat
Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ftuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për t’u ballafaquar në debat televiziv.
Abdixhiku propozoi që të zhvillohet një debat i hapur i programeve për arsim, shëndetësi, mbrojtje.
“Mediat nuk bojkotohen në fushatë. Vjen zotri si unë këtu, ballafaqohesh me njerëz, pa e ditur se kë e ki përball deri në momentin e fundit. E ftoj të vij të ballafaqohet me mua për projektet e ardhshme. Të flasim për të ardhmen e Kosovës. Le t’i shtrojë katër vitet e ardhshme të tij me katër vitet e ardhshme të mijat. Le të flasim për arsim, shëndetësi, mbrojtje. Le të zgjedh vendin, datën, kohën, madje le të thirr edhe publik nëse ka nevojë për mbështetje morale.” – tha ai.
Kreu i LDK-së i bëri thirrje pushtetit që ta prezantojnë “një projekt të vetëm’’.