Kryeqyteti vendos standarde të reja për sigurinë në trafik përmes digjitalizimit të gjobave
Foto: Facebook

Kryeqyteti vendos standarde të reja për sigurinë në trafik përmes digjitalizimit të gjobave

Zgjedhjet 2017 October 30, 2024 - 15:00

Komuna e Prishtinës ka vendosur për standarde të reja për sigurinë në trafik përmes digjitalizimit të gjobave.

Kështu ka njoftuar vetë kryetari i Prishtinës Përparim Rama, derisa ka thënë që së bashku me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm për sigurinë rrugore duke u dakorduar lidhur me digjitalizimin e gjobave të trafikut.

Pikat kyçe të dakordimit përfshijnë:

1. Monitorimin dhe menaxhimin e trafikut me pajisje moderne dhe digjitalizimin e të dhënave.

2. Njoftimin e kundërvajtësve përmes adresave elektronike të pronarëve të mjetit (telefon, e-Kosova)

3. Dërgimin e gjobave në adresën e pronarit të automjetit përmes Postës së Kosovës.

“Kjo marrëveshje përfshinë përdorimin e pajisjeve të avancuara që mund të monitorojnë automjetet në kohë reale dhe përdorimin e teknologjisë për të përmirësuar trafikun”, vijon njoftimi i bërë nga Përparim Rama.