Mediat gjermane për fitoren e Kurtit: Fitore e pastër e së majtës

Mediat gjermane për fitoren e Kurtit: Fitore e pastër e së majtës

Zgjedhjet 2017 February 15, 2021 - 10:36

Mediat gjermane kanë raportuar për rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje momentalisht po prin e para, me mbi 48 për qind të votave.

Ajo “parti e majtë nacionaliste”, siç përshkruhet nga agjencia gjermane e lajmeve “Dpa”, la shumë pas Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila fitoi 17% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13 për qind të votave.

Ata pranuan humbjen mbrëmë, pasi u njoftuan rezultatet.

Për LDK-në, të cilën agjencia gjermane e përshkruan si “partia e aktivistit legjendar të të drejtave të njeriut dhe pacifistit Ibrahim Rugova (1844-2006)”, është rezultati më i keq në historinë e saj.

Kryeministri në largim nga partia, Avdulah Hoti, njoftoi se LDK-ja do të vepronte si një “opozitë konstruktive” në Parlament.

Ndërsa shërbimi publik gjerman ARD përshkruan: “Kurti i përket një brezi të ri të politikanëve. Ai mbron heqjen e gardës së vjetër, e cila ka dominuar politikën e Kosovës që nga pavarësia. Ish i burgosuri politik 45-vjeçar është një folës i talentuar. Ai është veçanërisht i popullarizuar në mesin e të rinjve, por edhe njerëzve nga Kosova që jetojnë jashtë. Ata akuzojnë udhëheqjen e vjetër se nuk ka bërë asgjë kundër varfërisë dhe se ata janë të gjithë përgjegjës për korrupsionin e përhapur në vend”. /EO