Kurti takon Doughtyn, flasin për bashkëpunimin Kosovë - Mbretëri e Bashkuar
Foto: ZKM

Kurti takon Doughtyn, flasin për bashkëpunimin Kosovë - Mbretëri e Bashkuar

Zgjedhjet 2017 October 14, 2024 - 10:02

Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Shtetit për Evropë, Amerikë Veriore dhe Territore të Mbretërisë së Bashkuar, Stephen Doughty, bashkë me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Image

Sipas njoftimit nga ekzekutivi, në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, fushat e ndryshme të bashkëpunimit ndërshtetëror, me theks tek ajo e mbrojtjes, proceset integruese euro-atlantike të Kosovës dhe mundësitë e reja në shërbim të thellimit të raporteve bilaterale.

Image

“Të dyja palët uruan Forcën e Sigurisë së Kosovës për suksesin në garën 'Cambrian Patrol' në Mbretërinë e Bashkuar, ku ekipi i FSK-së u radhit i dyti, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në mesin e ekipeve nga 36 shtete të ndryshme të botës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Image

Në 10-vjetorin e Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri theksoi që marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kyçe për bashkëpunim e integrim rajonal.

Ai e falënderoi ministrin e shtetit Doughty dhe emisarin Lord Peach për rolin e rëndësishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës sonë. /Zëri

Image