Zemaj: Rreth 80 për qind e të infektuarve po e kalojnë virusin pa simptoma
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka treguar në mënyrë kronologjike se si erdhi deri te rritja e rasteve me Covid-19.
Ai ka thënë se lirimi i masave ndikoi dukshëm, pasi që qytetarët nuk i zbatuan rekomandimet shëndetësore.
Zemaj ka thënë se është pozitive, pasi që rreth 80 për qidn e të prekurve po e kalojnë virusin pa simptoma.
“Me lirimin e masave filluan lëvizjet e pakontrolluara dhe mosrespektimi i masave nga ana e qytetarëve. Ne kishim vlerësim që do të ketë rritje, por të kontrolluara dhe që do të mund të përballonte sistemi ynë shëndetësor. Ndërsa mesi i muajt qershor shënoi rritjen e madhe. Sipas të dhënave 80 për qind e të infektuarve po e kalojnë pa simptoma këtë virus. Kjo nuk është justifikim për mosrespektim të masave”, tha ministri Zemaj në emisionin Rubikon.
“Po të vazhdonte Kosova të jetë në karantinë raste do të kishte më pak”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se Kosova ka kapacitete për të përballuar situatën aktuale.