Valdete Idrizi: Të bëjmë fushatë dinjitoze, askush s'mund ta ndalë ndryshimin në Mitrovicë

Valdete Idrizi: Të bëjmë fushatë dinjitoze, askush s'mund ta ndalë ndryshimin në Mitrovicë

Zgjedhjet 2017 nëntor 13, 2017 - 16:04

Në Kosovë sot zyrtarisht është bërë hapja e fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Rreth balotazhit kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka dhënë një mesazh.

Idrizi i ka ftuar qytetarët, simpatizantët, si dhe anëtarët e PDK-së, që të bëjnë fushatë të qetë, dinjitoze dhe demokratike.

Ky është masazhi i plotë i Valdete Idrizit:

"Sot, ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore e 19 Nëntorit, ditë kur qytetarët do të rikonfirmojnë ndryshimin. Ditë kur qytetarët do t'i thonë mjaft kësaj qeverisjeje komunale. I ftoj qytetarët, simpatizantët, anëtarët e PDK-së dhe anëtarët e partive tjera që tashmë kanë konfirmuar përkrahje për platformën tonë, të bëni fushatë të qetë, demokratike dhe dinjitoze. Vetëm kështu mund ta ndihmojmë Mitrovicën dhe vendin tonë. Askush nuk mund ta ndal fitoren tonë. Askush nuk mund ta ndalë ndryshimin për Mitrovicën!", ka shkruar Idrizi në Facebook.