KQZ numëron mbi 70 për qind të votave, prin koalicioni ‘PAN’
Zgjedhjet 2017
June 12, 2017 - 01:10
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka numëruar 74.66 për qind të votave, raporton “Zeri.info”.
Në bazë të këtyre numërimeve koalicioni PDK-AAK-NISMA është duke prirë me 35.59 për qind apo 180.290 vota.
Në vendin e dytë radhitet LDK-AKR-Alternativa me 25.23 për qind apo 127.804 vota, raporton “Zeri.info”.
Në bazë të këtyre numërimeve, Lëvizja Vetëvendosje radhitet në vendin e tretë me 24.75 pqr qind apo 125.366 vota.
KLIKONI KËTU për të parë në kohë reale rezultatet e zgjedhjeve.
