Veseli në Rahovec: Ukshin Hoti vuri bazamentin e mendimit filozofik dhe strategjik për Kosovën shtet

Zgjedhjet 2017 June 08, 2017 - 18:12

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vazhduar të ënjtën fushatën edhe në Rahovec, ku ka shpalosur platformën e Fillimit të Ri.

Ai tha se Rahoveci është baza e mendimit filozofik dhe strategjik për Kosovën shtet, e udhëhequr nga Ukshin Hoti.

Veseli tha se Fillimi i Ri është zgjidhja më e mirë për Rahovecin si qytet i bujqësisë. Kjo pasi, kjo platformë, parasheh dyfishim të buxhetit.

“Do të rrisim grantet dhe subvencionet për bujqësi. Do ta dyshifojmë buxhetin për bujqësia. Kjo është e ardhmja jonë, e ardhme e punës”, tha ai.