Kusari-Lila për koalicionin tjetër: Askund bashkë nuk po ju shohim

Zgjedhjet 2017 June 08, 2017 - 17:24

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila ka kujtuar që sot tre vjet janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme, ku ka përmendur se ata që patën dalë fitues atëherë – PDK, duhet të shkojë në opozitë.

Më tej ajo në tubimin e koalicionit LDK-AKR-Alternativa është marrë me koalicionin tjetër.

“Ata po bëjnë fushatë të ndarë dhe po ju pakohen përkrahësit, kanë liderët  e ndarë”, ka thënë Kusari-Lila.

“Askund bashkë nuk po ju shohim”, ka theksuar ai.

“Ju them votuesve të PDK-së, a do ta votoni ju një kryeministër të një partie tjetër”, ka vazhduar ajo ndër të tjera.

“Me përkrahje po na bëni që të kërkojmë edhe një javë fushatë. Me 11 qershorja fitorja është e jona e Kosovës, e rinisë. Ka ardhur koha që t’i japim drejtimin e Kosovës”.