Daul: Kam ardhur për të mbështetur zgjedhjet në Kosovë
Zgjedhjet 2017
June 01, 2017 - 18:01
Presidenti i Partive Popullore Evropiane (PPE), Joseph Daul, cili po merr pjesë në hapjen e fushatës zgjedhore të LDK-së në Prishtinë, ka thënë se ka ardhur për të treguar mbështetjen e tij për zgjedhjet në Kosovë, raporton “Zeri.info”.
“Jam këtu për të treguar miqësinë dhe mbështetjen time për zgjedhjet në Kosovë. Ata mund të zgjedhin që të zhysin vendin por unë jam i sigurt që ata do të dinë të kenë besim për ata që ofrojnë punën e mirë dhe ofrojnë qeverisje të mirë. Kam kënaqësinë ta takoj kandidatin për kryeministër Avdullah Hoti dhe kisha një përshtypje shumë të favorshme. Ai është i ri është kompetent”, ka thënë Daul./Zeri/.