Ekipi i Spanjës për “Euro 2016” (FOTO)

Ekipi i Spanjës për “Euro 2016” (FOTO)

Sport maj 17, 2016 - 13:06

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque ka publikuar listën e përbërë prej 25 futbollistëve, të ftuar për “Euro 2016”.

Nga kjo përbërje, dy futbollistë do të përfundojnë jashtë ekipit për listën finale prej 23 lojtarëve për garën e kësaj vere në Francë.

Në skuadër mungojnë futbollistë të njohur si sulmuesit Fernando Torres e Diego Costa.

Por, në ekip nuk është ftuar as Juan Mata. Spanja gjendet në Grupin D ku për kundërshtarë ka Republikën çeke, Turqinë dhe Kroacinë.

Lista e Spanjës: 

Portierët: Casillas, De Gea, Rico.

Mbrojtësit: Ramos, Pique, Carvajal, Alba, Bartra, Azpilicueta, San Josè, Juanfran.

Mesfushorët: Bruno, Busquets, Koke, Thiago, Iniesta, Isco, Silva, Cesc Fabregas.

Sulmuesit: Pedro, Saul Niguez, Aduriz, Nolito, Morata, L. Vazquez.

Image