Barcelona kualifikohet në finale të Kupës së Mbretit (VIDEO)
Sport
February 10, 2016 - 22:58
Barcelona është kualifikuar në finale të Kupës së Mbretit, duke e eliminuar Valencian me rezultat të përgjithshëm 8:1.
Barcelona ka barazuar 1:1 me Valencian në ndeshjen e kthimit në Mestalla, për tu kualifikuar në finale të Kupës së Mbretit me rezultat të përgjithshëm 8:1, fal fitores 7:0 në ndeshjen e parë.
Negredo shënoi për vendasit në minutën e 39 ndërsa Kaptoum e barazoi rezultatin në të 84.
Barça në finale e pret fituesin e takimit Sevilla – Celta Vigo.