Zhgënjim në Francë, bie popullariteti i Zidanet dhe i Kombëtares

Zhgënjim në Francë, bie popullariteti i Zidanet dhe i Kombëtares

Sport November 21, 2026 - 23:48

Popullariteti i Zinedine Zidane dhe i Përfaqësueses së Francës ka pësuar rënie, sipas një sondazhi të ri të realizuar nga Odoxa për Winamax dhe RTL.

Pavarësisht se ish-fituesi i Topit të Artë vazhdon të gëzojë mbështetje të madhe, rezultatet e fundit të skuadrës kanë zbehur entuziazmin e tifozëve.

Zidane i ka humbur tri pikë në vlerësimin e përgjithshëm dhe aktualisht gëzon 83 për qind të opinioneve pozitive në mesin e francezëve.

Ndërkohë, Kombëtarja ka pësuar rënie prej gjashtë pikësh, duke zbritur në 69 për qind.

Edhe vlerësimi për punën e trajnerit është i ndarë. 49 për qind e tifozëve të futbollit mendojnë se Franca është më e mirë nën drejtimin e Zidane sesa ishte me Didier Deschamps, ndërsa 47 për qind besojnë të kundërtën.

Sondazhi i nxjerr në pah edhe pakënaqësitë me paraqitjet e fundit.

Kënaqësia për performancën e përgjithshme ka rënë për 22 pikë, cilësia e lojës për 17 pikë, ndërsa lufta dhe angazhimi i futbollistëve për 20 pikë. /Zëri