Kane mesazh optimist pas operacionit: Do të rikthehem më i fortë!

Kane mesazh optimist pas operacionit: Do të rikthehem më i fortë!

Sport November 21, 2026 - 14:08

Harry Kane ka reaguar me optimizëm pas operacionit të suksesshëm në kyçin e këmbës së majtë.

Sulmuesi i Bayern Munichut pësoi një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes ndaj Kolnit, e cila përfundoi 1-1, ndërsa pritet të mungojë nga tre deri në katër muaj.

Pavarësisht goditjes së rëndë, reprezentuesi anglez ka zgjedhur të shohë përpara dhe të përqendrohet te rikuperimi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka treguar se synon të rikthehet në formë për pjesën vendimtare të sezonit.

“Ka ulje dhe ngritje në jetë! Natyrisht që jam shumë i zhgënjyer me këtë dëmtim, por si gjithmonë, kjo është një mundësi për të treguar qëndrueshmëri dhe për t'u përmirësuar drejt vitit 2027. Do të rikthehem i freskët dhe gati për fazën përfundimtare të sezonit”, ka shkruar Kane.

Ai e përfundoi mesazhin me një shprehje të ish-yllit të futbollit amerikan, Julian Edelman: “Kohët e vështira nuk zgjasin, por njerëzit e fortë po”. Në fund, Kane falënderoi të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen e marrë. /Zëri