Harry Kane operohet me sukses, nis menjëherë rehabilitimin
Sport
November 21, 2026 - 12:49
Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në kyçin e majtë të këmbës, pas dëmtimit të rëndë që pësoi në ndeshjen ndaj Kolnit.
Klubi bavarez ka bërë të ditur se operacioni është kryer gjatë natës, pas këputjes së ligamentit sindesmotik në kyçin e majtë.
Kontrollet mjekësore konfirmuan shkallën e dëmtimit, i cili do ta mbajë sulmuesin anglez jashtë fushave për disa muaj.
Pas ndërhyrjes së suksesshme, Kane do të nisë menjëherë programin e rehabilitimit, me synimin për t'u rikthyer sa më shpejt në dispozicion të trajnerit Vincent Kompany. /Zëri