“Petr Cech ma shpëtoi jetën”

“Petr Cech ma shpëtoi jetën”

Sport November 20, 2026 - 14:45

Juan Mata e ka rrëfyer një prapaskenë nga finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2012, kur Chelsea e mposhti Bayern Munichun pas ekzekutimit të penalltive dhe e fitoi për herë të parë trofeun më të rëndësishëm evropian për klube.

Në një podcast me Gary Linekerin, ish-futbollisti spanjoll e kujtoi penalltinë që ia priti Manuel Neuer.

Mata tregoi se në momentin e fundit e ndryshoi drejtimin e goditjes, por portieri gjerman e lexoi saktë.

“Kur u ktheva drejt bashkëlojtarëve, mendova: Ju lutem, nuk dua që ta humbim Championsin për fajin tim”, rrëfeu Mata.

Ai nuk e fshehu mirënjohjen ndaj Petr Cechut, i cili i priti dy penallti, ndaj Ivica Olicit dhe Bastian Schweinsteigerit, duke ia dhënë mundësinë Didier Drogbas ta vendoste fatin e finales.

"Gjithmonë them se Petr Cech ma shpëtoi jetën. Dhe vërtet ma shpëtoi”, tha Mata. /Zëri