Dardanët nisën përgaditjen e fundit kundër Irlandës

Dardanët nisën përgaditjen e fundit kundër Irlandës

Sport November 15, 2026 - 13:45

Dardanët kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, kundër Irlandës, pas barazimit të djeshëm me Izraelin 0-0 në Prishtinë

Në stërvitjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 13 futbollistë, ndërsa lojtarët që ishin titullarë ndaj Izraelit zhvilluan seancë rigjeneruese në palestrën e hotelit.

Dardanët pasditen e sotme udhëtojnë drejt Dublinit, ku të martën do të përballen me Irlandën në një sfidë vendimtare për pozitën e dytë në grup.