Konaté e mbron Mbappen: E meritonte më shumë se kushdo Topin e Artë

Konaté e mbron Mbappen: E meritonte më shumë se kushdo Topin e Artë

Sport November 10, 2026 - 00:12

Ibrahima Konaté ka dalë në mbrojtje të Kylian Mbappesë, duke komentuar zhgënjimin e sulmuesit francez pas humbjes së garës për Topin e Artë 2026, çmim që përfundoi në duart e Harry Kane.

“Është një garues i lindur. Natyrisht, të mos e fitosh Topin e Artë, kur e meriton më shumë se kushdo, është e vështirë”, deklaroi Konaté gjatë konferencës për media në grumbullimin e Francës në Clairefontaine.

Mbrojtësi zbuloi se Mbappe nuk e lejoi zhgënjimin ta ndikonte për një kohë të gjatë. Sipas tij, që të nesërmen e ceremonisë, sulmuesi ishte rikthyer me përkushtim maksimal në stërvitje.

“Shpresoj që vitin e ardhshëm të jetë në formën më të mirë për ta ngritur trofeun”, shtoi Konaté, i cili e vlerësoi lart edhe rëndësinë e Mbappesë për Real Madridin, duke e cilësuar si lojtar vendimtar dhe thelbësor për skuadrën. /Zëri