Tensione në kampin e Francës, përplasje mes stafit që për pak përfundoi në grushte

Tensione në kampin e Francës, përplasje mes stafit që për pak përfundoi në grushte

Sport November 10, 2026 - 00:04

Pavarësisht rezultateve pozitive në fillim të epokës së Zinedine Zidane, në përfaqësuesen e Francës nuk është gjithçka e qetë.

Sipas raportimeve të mediave franceze, në prapaskenë kanë shpërthyer disa probleme organizative dhe përplasje mes anëtarëve të stafit.

Sipas “L’Équipe”, një konflikt i ashpër ka ndodhur mes dy zyrtarëve përgjegjës për pajisjet sportive, Bastien Giray dhe Kamel Lahlouh.

Përplasja verbale ishte aq e tensionuar, sa Giray pretendoi se kolegu i tij ishte pranë sulmit fizik ndaj tij. Pas incidentit, ai kërkoi ndërhyrjen e drejtuesve dhe më vonë mori pushim mjekësor.

Problemet nuk përfundojnë këtu. Gjatë ndeshjeve të shtatorit, Franca pati disa gabime organizative, përfshirë incidentin me çorapet ndaj Belgjikës, që shkaktoi vonesë në fillimin e ndeshjes dhe gjobë prej 10 mijë eurosh për Federatën Franceze.

Ndërkohë, Zidane ka regjistruar tri fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e para, por tashmë duhet të përballet edhe me tensionet jashtë fushës, në përpjekje për të krijuar një ambient më të qetë në kombëtare. /Zëri