“Ai fëmija që ëndërroi duke u rritur”, Muriqi me fjalë emocionuese pas golit ndaj Liverpoolit

“Ai fëmija që ëndërroi duke u rritur”, Muriqi me fjalë emocionuese pas golit ndaj Liverpoolit

Sport November 05, 2026 - 11:24

Vedat Muriqi u bë hero i Fenerbahçes mbrëmë në fitoren e madhe dhe historike ndaj Liverpoolit në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi kosovar u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe e shënoi golin e fitores 3:2 në një përmbysje spektakolare të ekipit turk, shkruan gazeta “Express”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vedat Muriqi (@vedatmuriqi)

E pas ndeshjes, “Pirati” e bëri një postim në rrjetet sociale, ku shkroi: “Ai fëmija që ëndërroi duke u rritur”, duke ia përcjellë postimit edhe dy zemra me ngjyrat e Fenerit, të verdhë dhe të kaltër.

Pas lojës, ish-futbollisti i Lazios dhe i Mallorcas foli për mediat turke duke theksuar se për të është e pabesueshme dhe e paimagjinueshme se çka ka arritur në karrierë, derisa para dy dekadash kjo do t’i dukej veç një ëndërr e bukur.

“Më kujtohet shumë mirë kur e shikoja lojën Fenerbahçe – Chelsea. Po e shikoja me miqtë e mi në Kosovë, para se të bëhesha futbollist. Është e pabesueshme se ai fëmijë u rrit dhe e shënoi golin për fitoren e parë në Ligën e Kampionëve, 18 vjet më vonë”.

“Të gjithë e ndjenë këtë, e nisëm ndeshjen jashtëzakonisht mirë. E kishim një goditje në shtyllë, e pranuam një gol të pafat, por dolëm të suksesshëm, u rikthyem. Kjo është madhështia e Fenerbahçes. Sinqerisht i falënderoj të gjithë. Shpresoj që kjo fitore të jetë pikë kthese”.

Vedat Muriqi u rikthye në Turqi në verën që shkoi pas eksperiencës së jashtëzakonshme në Spanjë me Mallorcan.

Te Feneri e ka një konkurrencë të fortë me Romelu Lukakun.