Enrique: E kuptoj sa e vështirë është për Villarrealin të përballet me një skuadër si e jona

Enrique: E kuptoj sa e vështirë është për Villarrealin të përballet me një skuadër si e jona

Sport November 04, 2026 - 19:35

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka komentuar vështirësitë me të cilat është përballur Villarreal në duelin e sontëm, duke theksuar intensitetin e lartë të lojës së skuadrës së tij.

Tekniku spanjoll u shpreh se e kupton se sa e komplikuar është për kundërshtarët të luajnë ndaj PSG-së, sidomos për shkak të presionit të vazhdueshëm që aplikojnë gjatë gjithë ndeshjes.

“E kuptoj që është e vështirë për Villarrealin, sepse është e komplikuar të përballesh me një skuadër si e jona, e cila ushtron presion gjatë gjithë kohës”, deklaroi Luis Enrique për “Canal+”.
PSG-ja vazhdon të karakterizohet nga presingu agresiv dhe intensiteti i lartë, elemente që e bëjnë skuadrën e Luis Enriques një kundërshtar shumë të vështirë për t’u përballuar.