Mac Allister u jep fund teorive konspirative për finalen e Botërorit

Mac Allister u jep fund teorive konspirative për finalen e Botërorit

Sport November 03, 2026 - 20:23

Alexis Mac Allister ka reaguar ndaj teorive konspirative që kanë qarkulluar pas finales së Botërorit 2026, ku Argjentina u mposht 1-0 nga Spanja.

Mesfushori i Liverpoolit i ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet se kishte ndodhur diçka e pazakontë para ose gjatë ndeshjes.

“Jam nga një familje futbolli dhe e dimë se këto gjëra nuk ekzistojnë. Sot jetojmë në një botë ku në rrjetet sociale thuhet gjithçka, me shumë pandëshkueshmëri”, deklaroi Mac Allister në një intervistë me Gastón Edul.

Ai shtoi se lojtarët e dinë mirë çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe se Argjentina dha maksimumin, por Spanja ishte më e mirë.

Mac Allister shpjegoi gjithashtu se skuadra kishte përjetuar lodhje fizike dhe mendore pas gjysmëfinales së vështirë kundër Anglisë, gjë që mund të ketë ndikuar në paraqitjen në finale. /Zëri