"Mbappe nuk fitoi trofe e Yamal nuk ishte vendimtar, Kane e meritoi Topin e Artë"
Sport
October 31, 2026 - 18:28
Ish-fituesi i Topit të Artë, Kaká, ka mbështetur vendimin për t'ia dhënë çmimin e vitit 2026 Harry Kane, duke e konsideruar zgjedhjen të drejtë dhe të merituar.

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, braziliani shpjegoi se Mbappe nuk fitoi shumë trofe me Real Madridin, ndërsa Lamine Yamal, pavarësisht sukseseve me Barcelonën, nuk ishte aq vendimtar sa pritej gjatë sezonit.

“Kane pati një sezon të madh, ishte protagonist te Bayern Munich dhe fitoi shumë”, deklaroi Kaká, i cili vetë e kishte fituar këtë çmim në vitin 2007 me fanellën e Milanit. /Zëri