Chelsea fiton dhe thellon krizën e Unitedit, Martinez përfundon në qendër të kritikave
Sport
October 31, 2026 - 17:47
Manchester United vazhdon të kalojë një periudhë të vështirë, ndërsa humbja 2-0 ndaj Chelseat e ka përkeqësuar edhe më shumë situatën.
Morgan Rogers dhe Cole Palmer shënuan për londinezët, ndërsa Lisandro Martinez u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Wesley Fofanas.
Argjentinasi kishte kritikuar javë më parë drejtuesit e Unitedit për mungesën e investimeve në merkato.
Tani, pas humbjes në Stamford Bridge, vëmendja është përqendruar te paraqitja e tij dhe e gjithë skuadrës, ndërsa pozita e trajnerit Michael Carrick është vënë seriozisht në pikëpyetje. /Zëri