Drita dhe Prishtina fitojnë në xhiron e dymbëdhjetë të Superligës
Drita dhe Prishtina kanë shënuar fitore në ndeshjet e tyre të xhiros së dymbëdhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Drita e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 3-1, në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan.
Mike Arthur e ka kaluar Dritën në epërsi në minutën e nëntëmbëdhjetë, ndërsa Kemelho Nguena e ka dyfishuar rezultatin në minutën e tridhjetë e një.
Vushtrria ka reaguar në minutën e dyzet e dy, kur Albion Shurdhiqi ka shënuar për ta ngushtuar epërsinë në 2-1.
Megjithatë, Albert Dabiqaj e ka vulosur fitoren e Dritës në minutën e shtatëdhjetë e pestë, duke shënuar për rezultatin përfundimtar 3-1.
Fitore si mysafire ka regjistruar edhe Prishtina, e cila e ka mposhtur Llapin në Podujevë me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Leotrim Kryeziu, i cili e ka kaluar Prishtinën në epërsi që në minutën e katërt.
Pas këtyre rezultateve, Malisheva vazhdon të kryesojë tabelën me njëzet e gjashtë pikë. Prishtina është ngjitur në vendin e dytë me pikë të barabarta me lideren, ndërsa Drita renditet e treta me njëzet e tri pikë.
Në anën tjetër, Llapi mbetet në vendin e parafundit me pesë pikë, kurse Vushtrria është e fundit me vetëm tri pikë.
Xhiroja vazhdon të dielën me dy ndeshjet e tjera. Malisheva pret Feronikelin nga ora 13:00, ndërsa Dukagjini përballet me Gjilanin në orën 17:00.