Messi nuk do të rikthehet te Newell’s Old Boys, zbulohet e ardhmja e tij

Messi nuk do të rikthehet te Newell’s Old Boys, zbulohet e ardhmja e tij

Sport October 30, 2026 - 11:16

Lionel Messi nuk po mendon të largohet nga Inter Miami, pavarësisht spekulimeve të fundit për një rikthim të mundshëm te klubi i tij i fëmijërisë, Newell’s Old Boys.

Gazetari Fabrizio Romano konfirmon se argjentinasi nuk po shqyrton asnjë ndryshim në të ardhmen e tij.

Messi ka kontratë me klubin amerikan deri në vitin 2028 dhe synon ta respektojë atë deri në fund.

Madje, nuk përjashtohet mundësia që bashkëpunimi të vazhdojë edhe përtej këtij afati, varësisht nga gjendja e tij fizike. /Zëri