Flick e hap Instagramin për herë të parë, mesazh emocionues për tifozët e Barcelonës

Flick e hap Instagramin për herë të parë, mesazh emocionues për tifozët e Barcelonës

Sport October 29, 2026 - 23:47

Hansi Flick ka bërë një hap të pazakontë, duke hapur për herë të parë një llogari zyrtare në Instagram.

Trajneri gjerman i Barcelonës, i njohur për distancën që mban nga rrjetet sociale, e prezantoi profilin e tij të ri përmes një postimi të përbashkët me klubin katalanas.

“Përshëndetje, Culers! Jam shumë i lumtur që jam në Instagram dhe që mund të ndaj me ju momente nga dita ime dhe jeta ime te Barcelona”, shkroi Flick në mesazhin e parë për tifozët.

Ai gjithashtu iu drejtua mbështetësve në gjuhën katalanase, duke i falënderuar për përkrahjen: “Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj. Visca el Barça!”

Për fotografinë e parë, trajneri zgjodhi një imazh nga prezantimi i skuadrës në fillim të sezonit, gjatë Trofeut Joan Gamper.

Llogaria e re u prit me entuziazëm nga tifozët. Brenda vetëm një ore, Flick kaloi shifrën e 100 mijë ndjekësve dhe nisi të ndiqte të gjithë futbollistët e ekipit të parë të Barcelonës.

Pavarësisht këtij hapi të ri, pritet që gjermani të ruajë stilin e tij të zakonshëm, duke qëndruar larg ekspozimit të tepërt dhe duke u përqendruar te futbolli. /Zëri