"Pa fushatën e tij, Mbappe nuk do të ishte i dyti në Topin e Artë"

Sport October 27, 2026 - 20:01

Jérôme Rothen ka kritikuar ashpër Kylian Mbappen, duke pretenduar se sulmuesi i Real Madridit arriti të përfundonte i dyti në garën për Topin e Artë falë një fushate të organizuar për të siguruar vota.

“Ai zhvilloi një fushatë të vërtetë. As lojtarët që konkurronin me të nuk guxuan të bënin diçka të tillë. U përpoq të siguronte vota përmes deklaratave dhe komunikimit publik. Është e qartë se pa këtë fushatë, nuk do të kishte përfunduar i dyti”, deklaroi ish-futbollisti francez.

Rothen beson gjithashtu se Mbappe duhet të ndryshojë qasjen dhe të përqendrohet më shumë te skuadra, në vend që të ndjekë ambiciet individuale.

“Pas humbjes së Topit të Artë, duhet të reflektojë. Ai duhet të përqendrohet sërish te ekipi dhe të fitojë zemrat e bashkëlojtarëve. Pikërisht kjo i mungon”, përfundoi Rothen. /Zëri