Rodri i refuzoi “Los Blancos”: Real Madridi ia prishi pushimet
Sport
October 25, 2026 - 11:48
Rodri Hernández e zgjodhi Barcelonën përpara Real Madridit, edhe pse klubi madrilen ishte i interesuar për transferimin e mesfushorit spanjoll.
“Do të kisha dashur që ato dy ose tri javë pushime të ishin të qeta, por nuk ishte aspak kështu”, ka deklaruar Rodri për Mundo Deportivo, duke iu referuar periudhës kur duhej të vendoste për të ardhmen e tij.
Mesfushori shpjegoi se vendimi u bazua te projekti sportiv i Barcelonës, stili i lojës së Hansi Flickut dhe mundësia për t’u zhvilluar më tej si futbollist.
Kështu, Real Madridi mbeti pa përforcimin e dëshiruar, ndërsa Rodri vendosi të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij me fanellën katalunase. /Zëri