Ylli i Barcelonës: Kush nuk e sheh cilësinë e Mbappés, është i verbër!

Ylli i Barcelonës: Kush nuk e sheh cilësinë e Mbappés, është i verbër!

Sport October 25, 2026 - 08:42

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, ka vlerësuar lart Kylian Mbappén para El Clásicos, duke e cilësuar francezin si një nga lojtarët më të mirë në botë.

“Duhet të kemi shumë kujdes me të, sepse mund të na vendosë në vështirësi me çdo sulm. Kush nuk dëshiron ta shohë cilësinë e tij, është i verbër”, ka deklaruar Gavi për ESPN.

Ai ka theksuar se mungesa e trofeve nuk e zvogëlon vlerën e sulmuesit të Real Madridit, i cili, sipas tij, ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm.

Megjithatë, për Topin e Artë, Gavi e ka një preferencë të qartë: bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Lamine Yamal. /Zëri