Rodri: “Reali nuk më mashtron mua”

Rodri: “Reali nuk më mashtron mua”

Sport October 25, 2026 - 08:27

Rodri ka paralajmëruar Barcelonën që të mos e nënvlerësojë Real Madridin para El Clásicos së së dielës.

“Ata nuk na mashtrojnë, ose të paktën nuk më mashtrojnë mua”, deklaroi mesfushori për ESPN.

“I njoh lojtarët e Real Madridit prej shumë vitesh dhe kam luajtur kundër tyre në shumë ndeshje me eliminim direkt. Një nga pikat e tyre më të forta është aftësia për t’i bërë kundërshtarët të mendojnë se nuk janë aq të mirë sa janë në të vërtetë”, shtoi ai.

Rodri theksoi se Reali mbetet gjithmonë një kundërshtar i rrezikshëm, pavarësisht rezultateve të fundit.

“Ne duhet të japim maksimumin nëse duam t’i mposhtim”, përfundoi futbollisti i Barcelonës, i cili synon të sjellë përvojë dhe lidership në mesfushën katalanase. /Zëri