Mesazh domethënës nga Viniciusi, pas zëvendësimit ndaj Leipzigut
Sport
October 22, 2026 - 09:19
Fitorja 4-1 e Real Madridit ndaj Leipzigut nuk e fshehu pakënaqësinë e Vinicius Juniorit, i cili u largua nga fusha me kokën ulur pas zëvendësimit nga Jose Mourinho.
Braziliani zhvilloi një paraqitje të dobët, ndërsa trajneri vendosi ta zëvendësonte me Yan Diomanden, i cili shënoi një gol dhe i dha më shumë energji sulmit madrilen.
I pyetur nëse Viniciusi ishte i trishtuar, Mourinho u përgjigj: “Është një ndjenjë që vetëm ai mund ta shprehë”.
Pas ndeshjes, sulmuesi publikoi në Instagram mesazhin: “Duke jetuar çdo moment. Gjithçka kalon”.
Viniciusi nuk do të jetë në dispozicion për “El Clasico”-n ndaj Barcelonës, pasi vuan pezullimin në La Ligë. /Zëri