Messi magjeps sërish, shënon dy gola spektakolarë në fitoren e Inter Miamit

Messi magjeps sërish, shënon dy gola spektakolarë në fitoren e Inter Miamit

Sport October 18, 2026 - 11:33

Lionel Messi vazhdon të mahnitë me paraqitjet e tij në MLS. Ylli argjentinas shënoi dy gola të jashtëzakonshëm në fitoren 3-1 të Inter Miamit ndaj Atlanta United, duke konfirmuar edhe një herë klasën e tij të veçantë.

Germán Berterame kaloi Inter Miamin në epërsi në minutën e 45-të, pas një aksioni të bukur të nisur nga Luis Suárez.

Në pjesën e dytë, skena i takoi plotësisht Messit. Në minutën e 56-të, argjentinasi nisi një aksion individual nga mesi i fushës, kombinoi me Berteramen dhe dribloi kundërshtarët përpara se ta dërgonte topin në rrjetë me të majtën.

Vetëm katër minuta më vonë, Messi realizoi edhe golin e dytë personal, pas një aksioni të ngjashëm, duke kaluar mbrojtësit e Atlanta United dhe duke mposhtur portierin me një goditje të saktë.

Atlanta United arriti të shënonte golin e nderit në minutën e 89-të, me Fafa Picault nga penalltia, por Inter Miami u largua me tri pikë të rëndësishme.

Me këtë dygolësh, Messi arriti në kuotën e 25 golave në MLS, duke vazhduar të kryesojë listën e golashënuesve të kampionatit amerikan. Inter Miami regjistroi fitoren e tretë radhazi dhe renditet në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. /Zëri